Merrni një sistem të plotë "çelës në dorë" që përfshin:
- Instalimin e sensorëve dhe pajisjeve ekzekutuese të përshtatura për industrinë tuaj.
- Qasje në platformën tonë softuerike për monitorim në kohë reale.
- Algoritme AI që analizojnë të dhënat dhe ju njoftojnë për trende dhe defekte të mundshme.
- Kontroll automatik të sistemeve tuaja (ftohje, ngrohje, valvula) bazuar në rregulla të mençura.
Jo. Përparësia jonë më e madhe është se përshtatemi me atë që tashmë keni. I bëjmë "të mençura" makinat tuaja ekzistuese duke shtuar shtresën tonë harduerike dhe softuerike.
Kjo është puna jonë. Nëse objekti juaj nuk ka asnjë pajisje matëse, ne kryejmë projektimin dhe instalimin e plotë të sensorëve tanë industrialë. Ju nuk keni nevojë të kërkoni kontraktorë të jashtëm ose të blini pajisje diku tjetër - ne sigurojmë të gjithë harduerin e nevojshëm që sistemi të funksionojë.
Ofrojmë dy modele të bashkëpunimit fleksibël, të përshtatura për qëllimet tuaja të biznesit:
- Modeli me Abonesë Mujore (Subscription): Ideal për kompanitë që dëshirojnë kosto fillestare të ulëta dhe kujdes të plotë për sistemin. Ky model përfshin përditësim të vazhdueshëm të softuerit, mbështetje teknike të vazhdueshme dhe monitorim aktiv të sensorëve.
- Modeli me Pagesë Njëherëshe (One-time payment): Destinuar për projekte specifike ose "custom" ku preferoni pronësi të plotë të zgjidhjes menjëherë. Ky model negociohet individualisht, bazuar në kompleksitetin dhe kërkesat specifike të projektit tuaj.
Zgjedhja e modelit varet nga preferencat tuaja për investim dhe mirëmbajtje afatgjatë të infrastrukturës dixhitale.
ding.mk është platformë fleksibile. Mundemi t'i lidhim sensorët tuaj aktualë në sistemin tonë për të përpunuar të dhënat dhe për të vendosur automatizim të avancuar mbi infrastrukturën tuaj ekzistuese.
Në varësi të kompleksitetit, instalimi bazë zakonisht zgjat nga 2 deri në 5 ditë pune. Ekipi ynë përpiqet që procesi të kalojë pa asnjë ndërprerje të prodhimit tuaj aktual.
Platforma është projektuar të jetë intuitive. Pas instalimit, kryejmë një trajnim të shkurtër me ekipin tuaj se si t'i ndiqni raportet dhe njoftimet në telefonin tuaj celular ose kompjuter.
Siguria është prioriteti ynë. Të gjitha të dhënat janë të enkriptuara dhe ruhen në serverë cloud të sigurt, duke ju mundësuar qasje nga kudo, ndërsa në të njëjtën kohë janë të mbrojtura nga qasja e paautorizuar.
Siç themi ne - mundemi të punojmë me çfarëdo lloj të dhënash. Nëse ju nevojitet një sensor specifik që nuk e shihni në listë, na kontaktoni dhe ne do ta integrojmë në sistem specifikisht për ju.
Prodhimi juaj nuk varet nga interneti. Sistemi ynë është projektuar të funksionojë plotësisht i pavarur (offline). Të gjitha automatzimet lokale, kontrollet e valvulave dhe protokollet e sigurisë vazhdojnë të punojnë pa ndërprerje në vetë objektin. Interneti na nevojitet vetëm që ju të mund të shihni të dhënat nga larg në telefon dhe për dërgimin e njoftimeve. Sapo lidhja të kthehet, sistemi automatikisht i përditëson të gjitha të dhënat që janë regjistruar ndërsa ka qenë offline.
